Werner drejt transferimit te Bayern

Futboll

Werner drejt transferimit te Bayern

Më: 16 prill 2019 Në ora: 14:28
Timo Werner

Sulmuesi gjerman nuk do të vazhdojë kontratën me RB Leipzig.

Tashmë nuk ka më asnjë dyshim, Timo Werner do të largohet në fund të sezonit nga Leipzig për të bërë hapin e madh në karrierë.

23-vjeçari ka edhe një vit kontratë me klubin, por tani është konfirmuar se sulmuesi gjerman nuk do ta rinovojë, ndaj dhe drejtuesit janë të detyruar ta shesin atë në verë.

Pothuajse është e konfirmuar edhe që destinacion i tij i radhës do të jetë Bayern Munich, të cilët prej kohësh kanë një akord paraprak me agjentin e lojtarit.

Për Werner ka shprehur interesim edhe Liverpooli, por dëshira e lojtarit është të qëndrojë në Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat