Roma ua ndalon lojtarëve të bëjnë foto me reperin Drake

Futboll

Roma ua ndalon lojtarëve të bëjnë foto me reperin Drake

Më: 16 prill 2019 Në ora: 15:01
Ilustrim

Klubi italian vazhdon ta ketë shumë aktive faqen zyrtare në rrjetet sociale.

Këngëtari i njohur kanadez Drake është kthyer në “ters” për klubet e futbollit, pasi që lojtarët që bëjnë foto me të, në ndeshjen e radhës humbasin.

Shakatë në rrjetet sociale në lidhje me këngëtarin kanë shtyrë administratorët e faqes zyrtare të Romës, t’ua ndalojnë futbollistëve fotografitë me Drake.

“Të gjithë lojtarët e Romës e kanë të ndaluar të bëjnë foto me Drake deri në fund të stinorit”, shkruan faqja zyrtare e Romës në Twitter.

Sigurisht edhe kjo është një shaka e bukur nga faqja e klubit italian, por që ka bërë të diskutohet shumë në rrjete sociale për kreativitetin e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat