Skuadra e Cardiff vjen me një qëndrim zyrtar për rastin Sala

Futboll

Skuadra e Cardiff vjen me një qëndrim zyrtar për rastin Sala

Më: 16 prill 2019 Në ora: 16:59
Sala

Kanë kaluar më shumë se tre muaj që kur Sala dhe Piloti i tij u zhdukën në kanalin anglez.

21 janari shënon tragjedinë e madhe mbarë njerëzore, ku preku edhe botën e futbollit me zhdukjen e sulmuesit të Cardiff, Sala.

Sulmuesi i Nantes kishte arritur marrëveshjen për të kaluar tek Cardiff, por u rikthye në Nantes për të përshëndetur ish-shokët e skuadrës, ku më pas u rrëzua me avion në Kanalin e La Manshit.

Cardiff duhet të paguante 15 milionë euro, +5 të tjera në formën e bonuseve tek klubi francez, por deri tani kanë refuzuar ta bëjnë një gjë të tillë.

Në total janë 23.2 milionë euro që duhet të kalojnë tek Nantes, por deri tani nuk ka ndodhur dhe çështja ka kaluar në FIFA.

Nantes iu drejtuar FIFA-s, pasi Cardiff nuk pagoi këstin e parë prej 6 milionë eurosh. Më pas klubi nga Uellsi iu drejtua po FIFA-s me një qëndrim zyrtar ku i bënte të ditur se regjistrimi zyrtar i blerjes së Sala nuk ishte bërë për këtë, ata nuk do kanë ndër mend të paguajnë asnjë qindarkë.

Kujtojmë se ka qenë tabloidi anglez “The Sun” që ka zbuluar lëvizjen e fundit të klubit të Cardiff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat