Humbi dy ndeshje, Abrashi: Tani të mbledhim forcat për Dortmundin!

Futboll

Humbi dy ndeshje, Abrashi: Tani të mbledhim forcat për Dortmundin!

Më: 16 prill 2019 Në ora: 18:33
Amir Abrashi

Amir Abrashi është rikthyer në formë të shkëlqyer, teksa e ka treguar këtë gjë me Freiburg, që pas rikthimit si titullar në shkurt të këtij viti. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, po luan në çdo takim titullar në Bundesliga, duke u bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës në ndeshje deçizive. Ai ka folur për mediat gjermane, duke komentuar dy humbjet e fundit në kampionat të Freiburg, atë ndaj Mainzit dhe Bremenit.

“Sigurisht që ndaj Bremenit ishim më mirë se në Mainz, por kemi pësuar dy gola në fund, kjo nuk duhet të ndodhë. Ne duhet të mbrojmë deri në fund. Nuk ka faj ekipi, por ne nuk duhet të heqim dorë deri në fund. Ndaj Bremen kemi pasur shanset tona dhe nëse do kishim luajtur kundërsulmin më mirë, do të kishte qenë gjithçka ndryshe”, ka thënë fillimisht Abrashi. 

Freiburg e ka pothuajse të pamundur të arrij një vend në kupat e Europës sezonin e ardhshëm, pasi skuadra është aktualisht 32 pikë dhe mban vendin e 13 në Bundesligë, 15 pikë larg vendit të gjashtë, që të promovon sezonin e ardhshëm në Europa League. Pavarësisht kësaj, ndeshja e radhës është ndaj Borusia Dortmun, ekip që rivalizon për të fituar kampionatin këtë sezon në Gjermani. 

Abrashi thotë se skuadra duhet të mobilizohet për këtë takim. “Në shtëpi kundër Dortmundit ne duhet të mbledhim të gjitha forcat dhe të bëjmë një ndeshje të shkëlqyer. Përndryshe nuk kemi asnjë mundësi”, ka thënë ndër të tjera mesfushori kombëtares shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat