De Ligt: E kemi bërë përsëri! Po çmendesha...

Futboll

De Ligt: E kemi bërë përsëri! Po çmendesha...

Më: 17 prill 2019 Në ora: 00:03
Matthijs de Ligt, Ajax

Matthijs de Ligt, një nga heronjtë e Ajax-it në këtë sezon, ka folur për "Veronica TV" pas fitores kundër Juventus-it që i siguroi ekipit të tij kalimin në gjysmëfinalet e Champions League. 

"E kemi bërë përsëri! Kemi patur pak vështirësi në fillim, por kemi luajtur mirë në përgjithësi", ka thënë qendërmbrojtësi i holandezëve. "Po çmendesha pak, sepse nuk po shfrytëzonim asnjë nga rastet që po krijonim". 

"A mund ta fitojmë trofeun? Tani jemi në gjysmëfinale dhe kemi eliminuar dy nga favoritet në  dy raundet e fundit. Ndeshjet e ardhshme do të jenë të vë shtira, por kështu ishin dhe dy të fundit. Ku i dihet".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat