Del Piero: Ky është fajtori kryesor i eliminimit të Juventusit nga CHL

Futboll

Del Piero: Ky është fajtori kryesor i eliminimit të Juventusit nga CHL

Më: 17 prill 2019 Në ora: 08:57
Alessandro Del Piero

Juventus u eliminua mbërë nga Ajaxi  në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Juventus humbi me rezultat të përgjithshëm 3 me 1 nga Ajaxi, duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Alessandro Del Piero ka dhënë disa shpjegime pas ndeshjes, duke treguar se përse ish-skuadra e tij u eliminua.

“Ajax zhvilloi një lojë brilante, ata ishin më të mirë në çdo aspekt pothuajse”, tha pas ndeshjes legjenda e Juventusit.

“Ajax arriti ta mbante pjesën e fushës së tyre, duke i lodhur lojtarët e Juventusit.

“Mund ta shikoni në videot e ndeshjes se si lojtarët e Juventusit nuk arritën t’i bënin ballë presionit të Ajaxit, pasi ishin vërtetë shumë të lodhur.”, ka shtuar më tej Del Piero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat