Messi – Smalling, ish mbrojtësi i Manchester United vjen me deklaratën e vitit

Futboll

Messi – Smalling, ish mbrojtësi i Manchester United vjen me deklaratën e vitit

Më: 17 prill 2019 Në ora: 09:18
Leo Messi

Rio Ferdinand ka sugjeruar që Chris Smalling është pjesërisht i fajësuar për paraqitjen madhështore të Lionel Messi me dy gola kundër Manchester United.

Barcelona fitoi ndaj Manchester United mbrëmë në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve me rezultatin 3-0, në ndeshjen ku Messi shënoi dy gola dhe bëri një paraqitje shumë të mirë.

Messi ishte paksa i nënshtruar në ndeshjen e parë gjashtë ditë më parë kur ai u largua nga Old Trafford me gjak në fytyrë – pas goditjeve nga mbrojtësi Smalling.

Ish-mbrojtësi i ‘Djajve të Kuq’, Ferdinand beson se Messi mund ta ketë përdorur atë goditje për motivim për duelin kthyes.

“Kjo është një nga performancat më të mira që kam parë ndonjëherë”, tha Ferdinand për BT Sport.

‘Smalling e goditi atë në ndeshjen e parë, ndoshta është gjëja më e keqe që mund të ketë ndodhur. Ai e zgjoi bishën. Ishte një mision hakmarrës në ndeshjen e dytë. Njerëzit mund të thonë se ky ekip i Barcelonës nuk është aq i mirë sa ekipet e tyre të mëparshme, por me të në ekip, ata mund të mundin të gjithë”, përfundoi Rio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat