Manchester United për gjynah, kjo gjë po i ndodhë për herë të parë në histori të Ligës së Kampionëve

Futboll

Manchester United për gjynah, kjo gjë po i ndodhë për herë të parë në histori të Ligës së Kampionëve

Më: 17 prill 2019 Në ora: 09:49
Pamje nga ndeshja

Manchester United mbrëmë u eliminua nga Liga e Kampionëve pasi u mposht nga Barcelona me rezultat të përgjithshëm prej 4-0

Manchester United që në 1/16 e kishte eliminuar befasisht Parisin, nuk arriti që ta bënte një gjë të tillë edhe në çerekfinale ndaj Barcelonës.

Barcelona doli të jetë arrë e fortë për klubin e njohur anglez që për herë të parë në histori në fazën e eliminimit direkt mposhtet me rezultat të përgjithshëm prej 4-0.

Ndryshe, United rrezikon që edicionin e ardhshëm të mos jetë pjesë e Ligës së Kampionëve pasi aktualisht është në vendin e gjashtë në Premier Ligë me 64 pikë, dy më pak se Arsenali dhe Chelsea që kanë nga 66 pikë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat