Ballack: Ky është trajneri i duhur për Bayernin

Futboll

Ballack: Ky është trajneri i duhur për Bayernin

Më: 17 prill 2019 Në ora: 10:48
Ilustrim

Kështu mendon ish-mesfushori i shquar gjerman, Michael Ballack. Trajneri portugez u largua nga stoli i Manchester United në dhjetor të vitit të kaluar dhe u zëvendësua me Ole Gunnar Solskjaer.

Në Mynih, Niko Kovac pati një fillim të dobët si trajner i Bayern Munich, duke i lejuar terren Borussia Dortmundit në krye të klasifikimit. Megjithatë, i ka kthyer gjërat në favor të bavarezëve në kampionat, kohët e fundit. Sidoqoftë, eliminimi i hershëm nga Liga e Kampioneve nuk kapërdihet lehtë nga drejtuesit në “Allianz Arena”.

Ballack mendon se trajneri i njohur portugez do të kishte një ndikim të jashtëzakonshëm te gjigantët gjermanë, nëse merr përsipër drejtimin e tyre. "Tani për tani, Niko Kovac është trajneri i Bayern Munich dhe kjo duhet të respektohet, - tha Ballack për “Bild”. - Ai po bën një punë të mirë.

Sidoqoftë, nuk mund ta mohojmë se në një moment, në të ardhmen, emërimi i Mourinhos si trajner do të sillte një “magji” të caktuar në klub. Kjo gjë u pa me Pep Guardiolën, edhe pse nuk e fitoi dot Ligën e Kampionëve me Bayernin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat