Shkëlqeu në Ligën e Kampionëve, Ziyech po kërkohet nga shumë skuadra!

Futboll

Shkëlqeu në Ligën e Kampionëve, Ziyech po kërkohet nga shumë skuadra!

Më: 17 prill 2019 Në ora: 12:20
Hakim Ziyech

Bayern Munich po bën përpjekje intensive për të nënshkruar me lojtarin e Ajaxit, Hakim Ziyech në merkaton e verës.

Ziyech, i cili luajti gjatë tërë kohës me Ajaxin – ka qenë në formë të jashtëzakonshme deri tani këtë sezon.

Marokani ka kontribuar në 39 gola këtë sezon, pasi ka shënuar 19 herë dhe ka asistuar 20 herë në të gjitha garat. Ai është një nga interpretuesit më të shquar në të gjithë Evropën këtë edicion.

Ziych ka tërhequr interesin e disa klubeve, si Arsenali, Chelsea dhe Evertoni.

Megjithatë, sipas të përditshmes gjermane Suddeutsche Zeitung, Bayern Munich tani kanë hyrë në garën për të provuar të rrëmbejnë sulmuesin shumë të vlerësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat