Pse festoi në këtë mënyrë Philippe Coutinho?

Futboll

Pse festoi në këtë mënyrë Philippe Coutinho?

Më: 17 prill 2019 Në ora: 14:08
Philippe Coutinho

Barcelona mbrëmë e mposhti Manchester Unitedin me rezultat 3-0 dhe kështu u kualifikua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Philippe Coutinho në këtë takim shënoi një gol tejet të bukur nga distanca, por që vëmendje mori edhe mënyra se si festoi ylli brazilian.

Coutinho si duket kopjoi Memphis Depayn, i cili shquhet për festimin e tij, duke mbyllur sytë dhe veshët.

Që nga transferimi i tij te Barcelona nga Liverpooli anësori brazilian nuk ka arritur që të tregojë formë të lartë dhe ai ka qenë i kritikuar nga tifozët. Kjo mënyrë e festimit duket të jetë në drejtim të tyre, edhe pse Valverde e ka komentuar ndryshe.

“Unë nuk e di, e vërteta është se nuk e kam parë atë. Nuk e di se çfarë do të thotë, ai do të duhet ta shpjegojë atë,” ka thënë Valverde.

“Ne jemi në një klub me kërkesa të mëdha, duhet të fitojmë gjithçka dhe gjithmonë të luajmë mirë. Ka një barrë të rëndë mediale dhe ne të gjithë jemi subjekt kritikash.

“Ne e njohim botën në të cilën jemi dhe se kjo nuk është e lehtë. Duhet ta kuptojmë se ne gjithmonë nuk luajmë shkëlqyeshëm dhe se Coutinho gjithmonë nuk shënon gola. Ne jemi të gjithë njerëz.

Kujtojmë që Barcelona në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mund të përballet me Liverpoolin, ish-skuadrën e Coutinhos dhe Suarezit. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat