Skuadra nga Premier Liga e kërkon Dzekon

Futboll

Skuadra nga Premier Liga e kërkon Dzekon

Më: 17 prill 2019 Në ora: 14:24
Edin Dzeko

Edin Dzeko do të ndërrojë skuadër gjatë verës.

33-vjeçari nuk po gjen zgjidhje me Romën për rinovimin e kontratës, e cila i skadon në fund të sezonit, për këtë arsye boshnjaku mendon rikthimin në Premier Ligë.

Sipas medieve angleze, Dzekos i është ofruar ekipit të West Hamit, që e ka kërkuar edhe më parë futbollistin, i cili me fanellën e italianëve në 171 paraqitje ka realizuar 86 gola.

Në rast se palët arrijnë marrëveshjen, lojtari në Londër do të gjente ish-trajnerin e tij te Manchester City, Manuel Pellegrini, i cili e dëshiron me çdo kusht lojtarin në ekip për sezonin tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat