Juventusi ia prish rekordin Ronaldos, portugezi eliminohet për herë të parë në çerekfinale - Bota Sot
Juventusi ia prish rekordin Ronaldos, portugezi eliminohet për herë të parë në çerekfinale

Futboll

Juventusi ia prish rekordin Ronaldos, portugezi eliminohet për herë të parë në çerekfinale

Më: 17 prill 2019 Në ora: 15:18
Cristiano Ronaldo

As Cristiano Ronaldo nuk ka mundur ta ndihmojë Juventusin për ta fituar Ligën e Kampionëve.

As Cristiano Ronaldo nuk ka mundur ta ndihmojë Juventusin për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Humbja e mbrëmshme nga Ajaxi në Torino 1-2 ka lënë jashtë Ligës së Kampionëve, bardhezinjtë.

Juve që në verën e shkuar kishte blerë Cristiano Ronaldon pikërisht për ta fituar këtë trofe, u ndal nga një skuadër e mbushur me talentë si Ajaxi, që dominoi në tërësi ndeshjen.

Madje, është Juventusi skuadra që ia prish edhe rekordin e Ronaldos, pasi më herët portugezi sa herë që ka luajtur në çerekfinale ka arritur të kalojë tutje. Në 11 raste që ka luajtur në këtë fazë, portugezi është kualifikuar në gjysmëfinale me skuadrat e Manchester United dhe Real Madrid, por me Zonjën e Vjetër e prishi këtë ecuri impresionuese.

Kujtojmë se Ronaldo ka shënuar plot 25 gola vetëm në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, kurse pas tre sezoneve rresht që ka fituar këtë trofe, këtë herë ai duhet të kënaqet vetëm me Scudetton në Itali.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...