“Mami, nuk bëra dot mrekulli”; Dolores tregon çfarë i tha CR7 pas eliminimit

Futboll

“Mami, nuk bëra dot mrekulli”; Dolores tregon çfarë i tha CR7 pas eliminimit

Më: 17 prill 2019 Në ora: 15:24
Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro

"Ai ishte i trishtuar, do t’i pëlqente të shkonte në finale. Çfarë më tha pas eliminimit? Mami, nuk bëra dot mrekulli".

Kështu është shprehur Dolores Aveiro, nëna e Cristiano Ronaldos, teksa tregonte përjetimin e djalit të saj, pas humbjes 2-1 me Ajax-in, që i kushtoi Juves eliminimin nga Liga e Kampionëve.

"Në kampionat po shkon mirë, - shtoi më tej mamaja e yllit portugez. - Në Ligën e Kampionëve nuk pati fat, por nuk mund të bëjmë asgjë për këtë. Jeta vazhdon". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat