E bujshme: Salah dhe Klopp bëjnë sherr, egjiptiani hedh “bombën” tek Liverpool! - Bota Sot
E bujshme: Salah dhe Klopp bëjnë sherr, egjiptiani hedh “bombën” tek Liverpool!

Futboll

E bujshme: Salah dhe Klopp bëjnë sherr, egjiptiani hedh “bombën” tek Liverpool!

Më: 17 prill 2019 Në ora: 16:12
Salah

Liverpool është në përgatitjet e fundit për ndeshjen e kthimit ndaj Porto, që do i siguronte kalimin për në gjysmëfinalen e Champions League, nëse arrijnë të mbrojnë fitoren 2-0 në “Anfield”.

Gjithsesi gazeta spanjolle “AS” ka publikuar një lajm të bujshëm pak orë para ndeshjes në Portugali. Sipas medies në fjalë Mohamed Salah prej disa kohësh ka pasur një debat të fortë me trajnerin Jurgen Klopp.

Kjo situatë ka vijuar prej kohësh dhe mësohet se sulmuesi egjiptian iu ka kërkuar drejtuesve të klubit që ta nxjerrin në shitje për merkaton e verës.

“AS” shkon më tej duke sqaruar se drejtuesit e Liverpool i kanë bërë të qartë 26-vjeçarit se do të ia lehtësojnë rrugën e largimit të tij, nëse vijon të ketë të njëjtin mendim deri në fund të sezonit.

Kujtojmë që sezonin e kaluar Salah ishte në radarët e Real Madridit, mirëpo transferimi i tij nuk u realizua. Këtë sezon klubi spanjoll nuk ka shfaqur interes për të, edhe për faktin se Zinedine Zidane mendon për emra të tjerë. Gjithsesi një situatë e tillë do të thotë se Florentino Perez do e shqyrtojë si mundësi sepse mund ta marrë për një çmim të leverdishëm. 

Këtë sezon Salah është vënë shpeshherë në qendër të kritikave, për faktin se nuk ka shënuar rregullisht si sezonin e kaluar. Deri më tani, sulmuesi ka shënuar 22 gola në 45 ndeshje në të gjitha kompeticionet, teksa një vit më parë shënoi 44 gola në 52 ndeshje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...