Trepça 89 deklason Vëllaznimin, Nikli fiton në Suharekë

Futboll

Trepça 89 deklason Vëllaznimin, Nikli fiton në Suharekë

Më: 17 prill 2019 Në ora: 16:53
Foto

Kanë përfunduar ndeshjet e para gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës.

Në Gjakovë, skuadra e Vëllaznimit ka pësuar një debakël  nga Trepça 89 me rezultat 0 me 4

Djelmoshat e Ismet Munishit gjatë gjithë kohës ishin më të mirë, mirëpo, skuadra mysafire arriti që shumë mirë ti shfrytëzoj sulmet e pakta që kishte dhe të shënoi 4  gola.

Golat për skuadrën mysafire i shënuan Engjëll Hoti, Art Manaj, Kaçiu, dhe Traore.

Edhe në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Suharekë, fitues ka dalur skuadra mysafire që kësaj radhe ishte Feronikeli.

Skuadra e Zekirja Ramadanit mposhti Ballkanin vendas me rezultat 1 me 2.

Golat për skuadrën nga Drenasi i shënuan Mevlan Zeka dhe Mendurim Hoti, ndërsa për rezultatin përfundimtar shënoi Berisha i Ballkanit në minutat e fundit të ndeshjes.

Kujtojmë që duelet e kthimitdo të luhen më 1 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat