Vëllai i Icardi-t sulmon ashpër Wanda-n: S'ka varfëri më të madhe

Futboll

Vëllai i Icardi-t sulmon ashpër Wanda-n: S'ka varfëri më të madhe

Më: 17 prill 2019 Në ora: 17:37
Guido Icardi, Wanda Nara

Guido Icardi, vëllai i Mauro-s, ka dashur t'i kthejë përgjigje me një mesazh në Instagram kërcënimit të Wanda Nara-s ndaj motrës së tij, Ivana Icardi-t, e cila rrezikon të përfundojë në gjyq nëse përmend përsëri në të ardhmen emrin e Wanda-s dhe të familjes së saj. 

"Varfëria më e madhe e një njeriu është të tregojë egon e tij, të tregojë personalitetin e shtirur dhe të besojë se është më lart se të tjerët", ka shkruar vëllai i sulmuesit të Inter-it, që e ka shoqëruar mesazhin me një duartrokitje ironike. 

"Nuk arrij të flas me vëllanë tim nga 2014-ta, nga momenti që është martuar. Nuk kam asnjë marrëdhënie me të. Mendoj se gruaja e tij e manipulon dhe e largon nga familja". 

Të njëjtat fjalë që janë thënë nga motra Ivana, e cila ndodhet aktualisht në shtëpinë e "Grande Fratello-s".

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat