Liverpooli synon ta vendosë një super-gjysmëfinale me Barcelonën duke kaluar Porton

Futboll

Liverpooli synon ta vendosë një super-gjysmëfinale me Barcelonën duke kaluar Porton

Më: 17 prill 2019 Në ora: 19:54
Mohamed Salah

Liverpooli e ka nën kontroll duelin çerekfinal në Ligën e Kampionëve kundër Portos, dhe synon të kalojë në gjysmëfinale ku do të takohej me Barcelonën e Lionel Messit.

Skuadra e Jurgen Klopp bëri një tjetër paraqitje tejet dominuese në ndeshjen e parë çerekfinale javën e kaluar në Anfield dhe krijoi një epërsi prej dy golave para ndeshjes së kthimit sonte në Portugali.

Prandaj, do të ishte befasi e madhe nëse skuadra e Sergio Conceicaos bën rikthim të madh në këtë takim.

Herën e fundit kur këto dy skuadra e takuan në këtë garë në tokën portugeze, Liverpooli fitoi bindshëm 5:0.

Xherdan Shaqiri, do të jetë përsëri në stol, në takimin që nis në orën 21:00.

Formacionet zyrtare:

Liverpool:

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat