Shtatë gola në Etihad, Tottenham rrëzon Cityn e Guardiolës! Liverpooli bindshëm

Futboll

Shtatë gola në Etihad, Tottenham rrëzon Cityn e Guardiolës! Liverpooli bindshëm

Nga: Kemajl Goca Më: 17 prill 2019 Në ora: 21:33
Ilustrim Manchester City-Tottenham

(E plotësuar) – Liverpooli, Tottenhami, Ajaxi dhe Barcelona janë kualifikuar në gjysmëfinalen e madhe të Champions League në futboll. Në gjysmëfinale do të takohen Ajax-Tottenham dhe Barcelona-Liverpooli!

Ndeshje për infarkt është zhvilluar në stadiumin në Etihad ku u shënuan gjithsej shtatë gola! Kampioni i Anglisë Manchester City eliminohet nga Tottenhami i Londrës, sepse nuk i mjaftoi fitorja si vendas me 4:3, pasi që në stadium të spursave kishin pësuar humbje me 1:0.  Prandaj, goli si mysafir ka vlerën e dyfishtë dhe Tottenham shënoi tri herë, duke e lënë të ‘ngrirë’ Cityn e trajnerit Pep Guardiola. Ndeshje sikur e çmendur, sulmuesit në formë të lartë. Në minutën e 4-të, Raheem Sterling një mjeshtër i madh! Ai futet në 16-sh dhe me një lëvizje të jashtëzakonshme, nga rreth 14 metra goditi aq bukur dhe e plasoi topin në këndin e djathtë të portierit të Tottenhamit, Lloris, 1:0. Nuk kaluan as tre minuta dhe skuadra londineze i kundërpërgjigjet vendaseve, duke ua vështirësuar edhe jetën.

Heung-Min Son me një dinakëri shënon dhe 1:1. Në minutën e 10-të, trajneri i Cityt Pep Guardiola në situatë të vështirë, pëson ekipi i tij dy gola për tre minuta! Tottenham në epërsi 1:2 fal lojës maestro të Heung-Min.

Në minutën e 11-të, as në lojën e hendbollit shumë herë ka ndodhur që për 11 minuta të mos shënohen katër gola. City barazon rezultatin 2:2 përmes Bernardo Silva dhe hap gjithçka!  Në minutën e 21-të, atmosferë drithëruese dhe gjithçka e paqartë. Kthesa të mëdha në rezultat. E kush tjetër, Raheem Sterling shënon për 3:2. Në pjesën e dytë, në minutën e 59-të, Sergio Aguero shënon për 4:2, por në atë të 73-tën Fernando Llorente ngushton humbjen në 4:3, gol që i siguroi Tottenhamit kualifikimin. Duhet theksuar, Sterling shënoi edhe një herë në minutën e dytë të kohës shtesë. I gjithë Etihadi u çmend fare. Gjyqtari turk Cakir, ruajti qetësinë, edhe pse e pranoi golin, ai mori udhëzimet e dhomës së VAR, dhe pas një rishikimi të rastit, anuloi golin për pozitë jashtë lojë.
Liverpooli e turpëroi me rezultat 4:1 Porton duke u kualifikuar më tej. “Reds-at” edhe sfidën e parë e fituan me 2:0 në Anfield dhe kësisoj me rezultat të përgjithshëm 6:1 shkuan më tej. Në minutën e 26-të, Sadio Mane shënon për epërsinë 0:1 te Liverpoolit dhe i jet qetësinë e madhe në minutat vijues.

Në minutën e 65-të, Mohamed Salah ndëshkon vendasit dhe 0:2. Katër minuta më vonë (69’) Eder Militao ngushton rezultatin në 1:2, ndërsa Roberto Firmino (77’) e  Virgil Van Dijk (84’) realizuan për fitoren e thellë 1:4. Liverpooli, Tottenhami, Barcelona dhe Ajaxi shkojnë në gjysmëfinale.

84' Virgil Van Dijk dinak, realizon për rezultatin 1:4 për Liverpoloin.

77' Merr fund gjithçka për Porton,  Roberto Firmino shënon për rezultatin 1:3 në të mirë të Liverpoolit..

73' Edhe një gol në Etihad dhe Tottenham tani ka mundësinë e mirë që të shkojë më tutje, Fernando Llorente ngushton rezultatin në 4:3 dhe i jep forcë skuadrës së tij.

69' Eder Militao ngushton rezultatin në 1:2.

65' Mohamed Salah vulos gjithçka, shënon për epërsinë 0:2 të Liverpoolit dhe tani vetëm janë të kualifikuar.

66' Liverpoooli pothuajse është i kualifikuar, kurse City kurrë më afër qëllimit.

59' Sergio Aguero shënon për 4:2 dhe Manchester City me këtë rezultat nëse e ruan deri në fund shkon në gjysmëfinalen e madhe.

55' Shaqiri vazhdon të qëndrojë në bankë, duket se edhe sonte do të ketë pak ose hiq minuta lojë kundër Portos.

Image

Sadio Mane dhe Iker Casillas

50' Cila skuadër do të jetë në gjysmëfinalen e madhe, Manchester City apo Tottenham?

47’ Pjesa e dytë pritet të jetë edhe më dinamike, sidomos mes Manchester Cityt dhe Tottenhamit.

Përfunduan pjesët e para.

44' Manchester City dhe Tottenham janë në presion, ndërsa Liverpooli është komod.

37' LIverpooli është pothuajse ekipi i tretë që ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Championsit pas Barcelonës dhe Ajaxit.

Image

Sterling

26' Sadio Mane shënon për epërsinë 0:1 te Liverpoolit dhe i jet qetësinë e madhe në minutat vijues.

21’ Çfarë po ngjan në stadiumin në Etihad, për 21 minuta pesë gola, dramë e vërtetë! Atmosferë drithëruese dhe gjithçka e paqartë. Kthesa të mëdha në rezultat, avancoi me 1:0 City, pastaj Tottenham barazoi e udhëhoqi me 1:2. Së shpejti City barazon 2:2 dhe tani është në epërsi me 3:2.  E kush tjetër, Raheem Sterling shënon për 3:2. Ndizet atmosfera.

19' Dramë në Etihad, Tottenham vërtet po tregohet i fortë, kurse Manchester Cityt kërkon me ngulm kualifikimin.

11’ As në lojën e hendbollit nuk ka ndodhur që për 11 minuta të shënohen katër gola. City barazon rezultatin 2:2 përmes Bernardo Silva dhe hap gjithçka! Manchester Cityt  i duhet fitorja 4:2 që të shkojë më tej.

10’ Trajneri i Cityt Pep Guardiola në situatë të vështirë, pëson ekipi i tij dy gola për tre minuta! Tottenham në epërsi fal lojës maestro të Heung-Min Son. Ai shënon në minutën e 10-të për rezultatin 1:2.

7' Nuk kaluan as tre minuta dhe skuadra londineze i kundërpërgjigjet vendaseve, duke ua vështirësuar edhe jetën. Heung-Min Son me një dinakëri shënon dhe 1:1.

4' Raheem Sterling një mjeshtër i madh! Ai futet në 16-sh dhe me një lëvizje të jashtëzakonshme, nga rreth 14 metra goditi aq bukur dhe e plasoi topin në këndin e djathtë të portierit të Tottenhamit, Lloris, 1:0.

4’ Liverpooli është një hap para kualifikimit, në Etihad është shumë nxehtë dhe a do të kemi sonte gola dhe befasi.

2’ Nuk ka gola në asnjërën ndeshje dhe secila ka emocionet e saja.

Liverpooli ka një epërsi të mirë nga ndeshja e para, pasi e ka mundur Porton me 2:0 dhe sonte kërkon kualifikimin, kurse Manchester City është në presion dhe pretendon të përmbys humbjen në Londër me 1:0 kundër Tottenhamit dhe të kualifikohen në gjysmëfinalen e Champions League në futboll. Deri me tash biletën për në gjysmëfinale e kanë siguruar Barcelona dhe Ajaxi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat