Emrat që të emocionojnë, i dolën përballë Serbisë! Njëri nga ta komandant!

Futboll

Emrat që të emocionojnë, i dolën përballë Serbisë! Njëri nga ta komandant!

Nga: Kemajl Goca Më: 18 prill 2019 Në ora: 10:35
Emrat që të emocionojnë, i dolën përballë Serbisë! Njëri nga ta komandant!

Afrim Kçiku është një figurë që nuk harrohet kurrë, që dha shumë jo vetëm për sportin e Kosovës, veçmas në kohën e viteve të 90-ta kur i dolën përballë pushtuesit serb. Ai me shumë shokë zhvilluan aktivitetet e Republikës dhe kontribuuan në vënin e themeleve të shtetësisë. 
“Sa kujtim i bukur me njerëzit që shkruan histori në futbollin e Kosovës para luftës në veçanti me vëllezërit tanë nga Lugina e Preshevës (vër. jonë Kosova Lindore) sikur në këtë foto, nga e majta në të djathtë në këmbë donator dhe anëtar i kryesisë së KF Gjilanit Nexhat Behluli, i ndjeri Rexhep Adili - një simpatizues dhe përcjellës i shumë ndeshjeve të klubit tonë, Njazi Shuleta - refer, unë Afrim M. Kçiku në cilësinë e kryetarit të klubit dhe themelues i KF Gjilanit, Ismajl Kosumi - kryetar i lidhjes së sporteve për Prishtinë, një dashamir dhe shumë shokë i mirë edhe i asaj kohe edhe sot, Naim Rexhepi donator dhe anëtar i kryesisë së klubit, Nuri Idrizi i ndjerë -sekretar i klubit, Selim Muja trajner dhe anëtar i kryesisë, ulur Ridvan Qazimi i ndjerë (Komandat Lleshi), edhe ky trim - një simpatizues dhe përkrahës i pa rezervë i klubit tonë, Hafiz Gashi (i ndjeri) - anëtar i kryesisë dhe kryetar i lidhjes së sporteve për Gjilan. Kjo foto është bë në stadiumin e KF Flamurtarit në Prishtinë gjatë garave para luftës”, ka shkruar para një kohe Afrim Kçiku, duke kujtuar këta burra të mëdhenj, që i dolën përballë pushtuesit serb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat