Eriksen: Jam njeriu më me fat në planet

Futboll

Eriksen: Jam njeriu më me fat në planet

Më: 18 prill 2019 Në ora: 11:20
Christian Eriksen

Christian Eriksen, po të mos ishte për VAR, do të kishte marrë fajin e eliminimit të skuadrës së tij me topin e gabuar në kohën shtesë që çoi në golin e 5-të të Manchester City-t. 

Megjithatë, mesfushori i Tottenham ishte me fat pasi goli u anulua për pozicion jashtë loje. 

“Sot unë jam njeriu më me fat i planetit. Ndeshja ishte kaotike, por e bukur. Ishte një ndeshje e çuditshme, i falëm shumë, por edhe ata bënë të njëjtën gjë. 

Tani do të marrim frymë thellë, do të jetë një përrallë ndeshja ndaj Ajax dhe po pres me padurim të rikthehem në Arena.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat