Klopp pyetet për situatën e Shaqirit, kjo është përgjigja e tij - Bota Sot
Klopp pyetet për situatën e Shaqirit, kjo është përgjigja e tij

Futboll

Klopp pyetet për situatën e Shaqirit, kjo është përgjigja e tij

Më: 18 prill 2019 Në ora: 13:19
Xherdan Shaqiri dhe Klopp

Xherdan Shaqiri erdhi si një yll te Liverpool, shkëlqimi i të cilit ka filluar të shuhet në pjesën e dytë të sezonit.

Anësori me prejardhje nga Gjilani, është paraqitur vetëm tre minuta që nga paraqitja kundër Manchester United në Premierligë në muajin shkurt.

Jurgen Klopp, për situatën e Shaqirit është pyetur pas ndeshjes që Liverpool e fitoi 1:4 ndaj Portos në udhëtim, për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Jo, jo, të gjithë janë të mirë, të gjithë të mirë“, ka deklaruar Klopp.

“Si një trajner, nuk më pëlqen të flas për këtë, por asgjë nuk ndodhi midis nesh. Ne vetëm kemi cilësi atje, dhe pastaj është paksa e vështirë nëse nuk udhëheqim“.

Trajneri gjerman ka shtuar se Shaqiri mbetet një lojtar i rëndësishëm për të, dhe se është i lumtur që e ka në skuadër.

“Ai na ka ndihmuar shumë dhe do të na ndihmojë gjithashtu. Ju mund të jeni pak i çmendur në mua, por kjo nuk ka rëndësi. Jam i lumtur që e kam atë“.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...