Ylli i Tottenhamit: S’e kuptova që u kualifikuam, pasi ika në zhveshtore se isha i mërzitur

Futboll

Ylli i Tottenhamit: S’e kuptova që u kualifikuam, pasi ika në zhveshtore se isha i mërzitur

Më: 18 prill 2019 Në ora: 16:31
Sissokho

Moussa Sissoko ka thënë se fillimisht nuk e kishte kuptuar se Tottenhami e kishte arritur gjysmëfinalen në Ligën e Kampionëve, duke besuar se rezultati final ishte 5:3 për Manchester Cityn pas golit të Raheem Sterling nga pozita jashtë loje.

Sterling e kishte dërguar Manchester Cityn në gjysmëfinale për një çast me një gol të shënuar në sekondat e fundit të shtesës, duke e bërë stadiumin Etihad të shpërthejë në festë, por VAR-i e anuloi golin për pozitë jashtë loje, transmeton Gazeta Express.

Si pasojë, përfaqësuesi i Francës Sissoko kishte ikur me vrull drejt zhveshtores shumë duke mbetur shumë i zhgënjyer, derisa një pjesëtar i ekipit të trajnerëve kishte shkuar për t’i treguar se goli ishte anuluar.

Sissoko, i cili i ka bërë 40 paraqitje për Tottenhamin në të gjitha garat këtë sezon, ishte detyruar ta lërë ndeshjen në gjysmë për shkak të një lëndimi.

“Isha në bankën e rezervistëve kur e pashë golin dhe kur rezultati u bë 5:3”, tha Sissoko për gazetën franceze L’Equipe.

“Isha shumë i mërzitur dhe shkova drejt e në zhveshtore”, shtoi ai.

“Isha i vetëm, askush nuk më shoqëroi, asnjë ekran televiziv nuk e shfaqte ndeshjen. Në kokën time ishim eliminuar. Pastaj erdhi njëri prej anëtarëve të stafit dhe më tha: ‘E pabesueshme, ia dolëm! Unë ia ktheva: ‘Si e bëmë?’ në atë moment, ai më tregoi se goli ishte anuluar”, zbuloi Sissoko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat