Kampionati shqiptar mund të mbyllë llogaritë kryesore shumë javë përpara

Futboll

Kampionati shqiptar mund të mbyllë llogaritë kryesore shumë javë përpara

Më: 18 prill 2019 Në ora: 16:49
Kampionati shqiptar mund të mbyllë llogaritë kryesore shumë javë përpara

Për herë të parë në vitet e fundit kampionati shqiptar mund të mbyllë llogaritë kryesore shumë javë përpara fundit, duke nisur që nga xhiro e 30-të që zhvillohet e tëra të shtunën. Matematikisht gara duhet të presë disa javë, por gjasat janë të mëdha që ekipet të dorëzohen këtë fundjavë, në mos janë dorëzuar. Partizani me 12 pikë përpara është thuajse kampioni i ri i vendit, me Kukësin që duket i dorëzuar në garën e titullit. Të kuqtë janë të vendosur ta sigurojnë sa më parë trofeun dhe pse jo në Fushë Krujë ndaj Kastriotit, një fushë që përfaqëson një nga zonat më të njohura të tifozerisë së kuqe. Nëse suksesi i formacionit të Skënder Gegës shoqërohet me një fitore të Tiranës ndaj Kukësit atëherë titulli është vetëm 3 pikë larg.

Gërshetimi i përballjeve është i tillë me skuadrat që garojnë për mbijetesë, dhe në rast se regjistrohen rezultatet e mësipërme atëherë me shumë mundësi Kastrioti ngre flamurin e bardhë duke u dorëzuar në garën e mbijetesës, pasi Tirana do të largohej me 9 pikë. Më e fortë parashikohet gara për zonën europiane, me Teutën, Flamurtarin, Skënderbeun, Laçin por edhe Kukësin që duhet të luftojnë për 2 vendet që të çojnë në Europë. Në këtë aspekt vetëm për europën gara pritet të qëndrojë e hapur pasi situata në klasifikim është kaotike dhe nuk nxjerr asnjë favorite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat