Mesfushori dëmtohet në stërvitje, në dyshim për ndeshjen e radhës

Futboll

Mesfushori dëmtohet në stërvitje, në dyshim për ndeshjen e radhës

Më: 18 prill 2019 Në ora: 18:40
James Rodriguez

Bayern Munich mund të luajë pa kolumbianin në ndeshjen me Werder Bremen. 

James Rodriguez është dëmtuar në seancën stërvitore të së enjtes. Trajneri Niko Kovac: “Ai ka një problem të vogël në kofshë, prandaj e ka përfunduar para kohe stërvitjen.”

Pjesëmarrja e James për ndeshjen e së shtunës është në dyshim. Së fundmi, James ka qenë titullar në dy ndeshjet e fundit të kampionatit. 

Ai ka treguar një formë të mirë, duke shënuar katër gola në tre ndeshjet e fundit. 

Një tjetër lojtar që është në dyshim për ndeshjen e radhës është Mats Hummels, por Kovac të bën të kuptosh se nuk do të rrezikojë me qendërmbrojtësin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat