Messi: Gjithçka do të jetë e komplikuar 

Futboll

Messi: Gjithçka do të jetë e komplikuar 

Më: 18 prill 2019 Në ora: 18:44
Messi: Gjithçka do të jetë e komplikuar 

Futbollisti i Barcelonës, Lionel Messi, ka folur pas mësimit të katër skuadrave gjysmëfinaliste të Champions League. Barcelona ka arritur të kalojë tutje pasi ka eliminuar Manchester Unitedit, ndërsa një vend në gjysmëfinale e kanë siguruar edhe Liverpooli, Tottenhami dhe Ajaxi. Messi ka thënë se të gjitha skuadrat e kualifikuara tutje e meritojnë gjysmëfinalen, ndërsa secila nga do është skuadër e komplikuar. “Kjo tregon gjithçka që të duhet ta dish për këtë garë. Çdo skuadër është e vështirë dhe e komplikuar, me cilëndo që përballesh. Ekipet që kanë arritur deri këtu janë ato më të mirat dhe ato që e meritojnë.

Gjithçka do të jetë e komplikuar”, ka thënë Messi. Nga ana tjetër, FC Barcelona kërkon të rinovojë me yllin e skuadrës Lionel Messin. Kontrata aktuale e numrit 10 skadon në vitin 2021.  “Jam i sigurt që ai do të vazhdojë për shumë vite të tjera në nivele të larta”, është shprehur presidenti Josep Maria Bartomeu në një intervistë me gjermanene “Suddeutsche Zeitung”. “Ai është i pabesueshëm dhe vazhdon të përmirësohet”, vijon presidenti. Edhe 31-vjeçari ndihet mirë te klubi katalanas.  

“Kur të vendosë që të mos luajë më futboll, ai do të ketë një rol drejtuesi te Barcelona,” thotë Bartomeu për të ardhmen e largët të argjentinasit.  “Klauzola e lirimit? Mendoj se është 700 milionë euro,” zbulon presidenti. Kështu që, Barcelona mëton të gjitha trofetë e mundshme dhe mezi e presin edhe gjysmëfinalen e Champions League kundër Liverpoolit, e cila zhvillohet me 1 maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat