Neymar është gati të rikthehet

Futboll

Neymar është gati të rikthehet

Më: 18 prill 2019 Në ora: 19:18
Neymar është gati të rikthehet

Neymar është gati të rikthehet. Pas muajve të tërë jashtë fushës me një dëmtim në shputë, ai pretendon se është gati të luajë. 

Ylli brazilian i Paris Saint-Germain nuk po e duron dot situatën aktuale që po kalon skuadra dhe i ka bërë të ditur drejtuesve se kërkon të luajë në ndeshjen e radhës. 

Ai do të bëjë disa teste të fundit ditën e premte dhe më pas është trajneri me stafin teknik ai që do të vendosë nëse ylli i ekipit do të luajë apo jo. 

Mediet franceze raportojnë se ai ka një shans të mirë për të qenë pjesë e skuadrës në fundjavë, kjo është dëshira e tij. 

Neymar kërkon të fitojë ndeshjen e radhës ndaj Monaco-s dhe të jetë pjesë e festës së titullit, e cila ka tre ndeshje që shtyhet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat