Çka mund të ndodhë me Neuerin?

Futboll

Çka mund të ndodhë me Neuerin?

Më: 18 prill 2019 Në ora: 19:19
Çka mund të ndodhë me Neuerin?

Bayern Munih po planifikon të gjejë zëvendësuesin dhe pasuesin e portierit  Manuel Neueri. Dëmtimet e shpeshta në dy sezonet e fundit po i kushtojnë jo vetëm vendin te bavarezët, por dhe karrierën e tij.

Sipas “Sport 1”, klubi më i suksesshëm i futbollit gjerman ka piketuar portierin 22-vjeçar të Schalkes, Alexander Nubel. Gjermani e nisi sezonin nga bankina dhe më pas u bë titullar i padiskutueshëm te skuadra e Gelsenkirchenit.

Gjasat që ai të largohet nga Schalke janë të mëdha, pasi në vitin 2020 i skadon kontrata dhe nëse klubi nuk i siguron dot një kontratë të re, mund të pranojë ta shesë para kohe në mënyrë që të mbushin arkat. Ndërkohë, Nubel është titullar i përhershëm te Kombëtarja e Gjermanisë për moshën 21-vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat