Transferimi i Hazardit, çështje ditësh

Futboll

Transferimi i Hazardit, çështje ditësh

Më: 18 prill 2019 Në ora: 20:41
Eden Hazard

Eden Hazard do të shndërrohet në transferimin e tretë për Real Madridin për sezonin 2019/2020.

Pas Rodrygo Goes, që është ble kohë më parë dhe këtë verë do të prezantohet në “Santiago Bernabeu”, dhe Eder Militaos, është çështje ditësh kur Real Madridi do të zyrtarizojë blerjen e Eden Hazardit, raporton MARCA.

Sipas MARCA-s, palët tashmë janë në negociata të avancuara dhe gjithçka është e kryer, pritet zyrtarizimi së shpejti.

Blerja e Eden Hazardit është kërkesë e Zinedine Zidane, i cili i befasoi të gjithë me kthimin e papritur në Madrid.

Zidane dëshiron të nisë një tjetër epokë me Los Blancos dhe ka përsëritur vazhdimisht se do të largojë disa lojtarë dhe do t’i afrojë disa të tjerë për të konkurruar vitin e ardhshëm për të gjithë trofetë e mundshëm.

Pas Hazardit, Christian Eriksen i Tottenhamit do të jetë objektivi numër një i Los Blancos, derisa Paul Pogba, Neymar, Mbappe gjithashtu përmenden në media.

Madje, nga burime të sigurta, “El Chiringuito de Jugones” vazhdimisht ka raportuar se Mbappe ose Neymar, njëri prej tyre mund ta veshë fanellën e bardhë sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat