Pochettino shpreson për rikthimin e Kane, lë gjithçka të hapur

Futboll

Pochettino shpreson për rikthimin e Kane, lë gjithçka të hapur

Më: 18 prill 2019 Në ora: 21:26
Harry Kane

Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, ka refuzuar të hedhë poshtë mundësinë për rikthimin e Harry Kane.

Harry Kane kishte pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen e parë çerekfinale kundër Manchester City, dëmtim ai që ia pamundësoi paraqitjen në ndeshjen e kthimit.

Sulmuesi anglez do të mungojë edhe në ndeshjen që Tottenham e luan në kuadër të Premierligës, por trajneri i Spurs është i mendimit se lojtari mund të kthehet për ndeshjet ndaj Ajax.

Dëmtimi në ligamente, të cilin Kane e kishte pësuar edhe më herët gjatë këtij sezoni, e kishte mbajtur lojtarin për gjashtë javë jashtë fushave të blerta.

“Akoma nuk mund të themi asgjë. Ne do të shohim atë ditë pas dite, do të shohim” ka thënë Pochettino.

“Ne nuk jemi optimist, por e njihni Harry Kane, dhe nga Harry Kane gjithçka është e mundur” ka thënë tutje trajneri argjentinas.

“Ne nuk do të themi nëse ai do të luaj ose jo, ne do ta testojmë atë ditë pas dite” shtoi ndër të tjerash trajneri i Spurs.

Skuadra e Tottenham Hotspur ka siguruar fazën gjysmëfinale në garat e Ligës së Kampionëve, duke triumfuar kundër Manchester City.

Në gjysmëfinale, londinezët do të kenë punë me befasinë më të këndshme këtë edicion, Ajax Amsterdam.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat