Ten Hag vendos për të ardhmen, shuan dilemat e mëdha - Bota Sot
Ten Hag vendos për të ardhmen, shuan dilemat e mëdha

Futboll

Ten Hag vendos për të ardhmen, shuan dilemat e mëdha

Më: 18 prill 2019 Në ora: 21:29
Eric Ten Hag

Trajneri i Ajax Amsterdam, Eric Ten Hag, është ai që ka tërhequr vëmendje të madhe me sukseset e fundit të tij.

Ten Hag dhe lojtarët e Ajax kanë bërë dy befasi të mëdha radhazi në kuadër të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur skuadrën e Real Madrid dhe Juventus.

Loja fantastike e skuadrës holandeze, me një presing të lartë dhe me shumë pasime të shkurta e të sakta, ka fituar pëlqimin e të gjithëve.

Si pasojë e ndeshjeve të fundit, skuadrat e mëdha evropiane filluan të monitorojnë situatën e trajnerit tek skuadra nga Amsterdami.

Por, drejtori sportiv i Ajax, Marc Overmars, ka shuar të gjitha dilemat duke bërë të ditur se rinovimi me trajnerin është gati.

Ish anëtari i Arsenal ka bërë të ditur se bordi drejtues do të takohet me trajnerin për të biseduar rreth vazhdimit të kontratës, që sipas tij, veçse është punë e kryer.

Kontrata e super trajnerit holandez me Ajax Amsterdam skadon në verën e vitit 2020.

Pas interesimit të madh nga gjigantët e Evropës, Overmars ka bërë të ditur se idetë e Ten Hag dhe loja e tij, janë të paprekshme në Ajax, duke bërë të ditur se skuadra do ta bëjë të pamundurën për ta mbajtur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...