Sassuolo apo Inter? Politano vendos për të ardhmen

Futboll

Sassuolo apo Inter? Politano vendos për të ardhmen

Më: 18 prill 2019 Në ora: 22:31
Matteo Politano

Ylli i Serie A, Matteo Politano, ka vendosur për të ardhmen e tij, pas përfundimit të këtij sezoni.

Anësori i cili po luan me Inter, ka pasur një sezon mjaft produktiv që kur u afrua me skuadrën gjatë verës së kaluar. Ai madje ka krijuar një raport të mirë me trajneri Luciano Spalletti.

Politano ka thënë se do të dëshironte të qëndronte në San Siro, duke bërë të ditur se pret nga skuadra ‘zi kaltër’ që të bëjnë ndonjë lëvizje për kalimin permanent të tij në Inter.

Në marrëveshjen që e solli anësorin në ‘San Siro’, Inter ka të drejten për blerjen e kartonit të tij në fund të kampanjës.

“Gjatë sezonit kam pasur uljet dhe ngritjet e mia, por kjo është gjë normale, sepse nuk isha mësuar të luaja në shumë kompeticione, siç kam bërë këtë sezon” ka thënë Politano për ‘Goal’.

“Për këtë arsye, unë nuk isha gjithmonë në 100% tim fizikisht, por jam i kënaqur me sezonin tim deri më tani” ka shtuar tutje anësori.

“Ne kemi disa ndeshje të mbetura dhe do të provoj më të mirën time në mënyrë që kalimi im në Inter të ndodh. Qëndrimi këtu do të ishte mrekulli për mua” ka thënë ndër të tjerash lojtari.

25 vjeçari ka qenë i rregullt në formacionin e Spallettit, duke regjistruar 42 paraqitje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar pesë gola. Politano pritet të japë kontributin e tij edhe në ndeshjen kundër Romës, të cilën Inter e luan gjatë mbrëmjes të së shtunës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat