Man. City, 600 mln euro merkato për t’u frenuar në çerekfinale - Bota Sot
Man. City, 600 mln euro merkato për t’u frenuar në çerekfinale

Futboll

Man. City, 600 mln euro merkato për t’u frenuar në çerekfinale

Më: 18 prill 2019 Në ora: 22:52
Man. City

Manchester City, edhe këtë vit nuk ia doli të kualifikohet mes 4 ekipeve më të mira të Europës. Skuadra e “Citizens” u eliminua nga Tottenhami, edhe pse e fitoi sfidën me londinezët 4-3.

Ky është viti i tretë radhazi që Manchester City e frenon hapin e tij në Champions League, në fazën e çerekfinaleve të saj, e të mendosh që “Citizens” kanë bërë investime kolosale në merkaton e futbollit.

Në 3 sezonet e fundit, klubi anglez me Pep Guardiolën në pankinë ka shpenzuar mbi 600 milionë euro, për të parë veten të eliminohej në çerekfinale nga Monaco, Liverpool, e tani nga Tottenham.

Trajneri katalanas deklaroi ditët e fundit se Manchester City nuk e mori për të fituar me çdo kusht Championsin, por duke parë shifrat marramendëse të shpenzuara nga “Citizens”, ideja e pronarëve të kampionëve të Anglisë ishte që të shihnin skuadrën të kalonte pragun e çerekfinaleve.

Pas përfundimit të sfidës me “Hotspurs”, trajneri Guardiola nuk e fshehu trishtimin, por vuri në dukje edhe një gabim të kryer në momentin e shënimit të golit të Llorentes.

“Jam shumë krenar për reagimin e tifozerisë sonë. Sigurisht jemi të trishtuar, sidomos për ata, por do të shohim përpara, e kemi për detyrë. Futbolli është i paparashikueshëm. Unë vazhdoj të mbështes sistemin VAR, por u eliminuam nga Championsi nga një gol i shënuar me dorë, sepse goli i Llorentes është një gol që shihet në ndeshjet e handballit”, tha Guardiola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...