Frankfurt vendos rekord në Ligën e Evropës

Futboll

Frankfurt vendos rekord në Ligën e Evropës

Më: 18 prill 2019 Në ora: 23:49
Frankfurt

Skuadra e Eintracht Frankfurt ka arritur që me shumë mund ta sigurojë fazën gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Pasi pësoi një disfatë 4:2 në ndeshjen e parë ndaj Benfica, gjermanët u kthyen për të fituar para tifozëve të tyre.

Një fitore me rezultatin 2:0 e pa skuadrën nga Frankfurti t’i bashkohet katërshes së fundit në Ligën e Evropës, krahë Arsenal, Chelsea e Valencias.

Mirëpo, dy golat e realizuara sot, nuk ishin të vlefshme vetëm për kualifikimin, por edhe për një rekord të vendosur (për skuadrat gjermane) në kuadër të këtij kompeticioni.

Frankfurt tashmë kanë regjistruar 27 gola në Evropë këtë edicion, më shumë se çdo skuadër tjetër gjermane që ka luajtur më parë në Ligën e Evropës.

Në fazën gjysmëfinale, skuadra gjermane do të ketë punë me skuadrën e udhëhequr nga Maurizio Sarri, Chelsea.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat