A është kjo Panenka më e shëmtuar në histori?

Futboll

A është kjo Panenka më e shëmtuar në histori?

Më: 19 prill 2019 Në ora: 09:10
Pamje nga ndeshja

Këtë mesjavë në Amerikën e Jugut u luajt një ndeshje për Copa Sudamericana, mes kolumbianëve të Equidad dhe paraguajanëve të Independiente FBC.

Natyrisht, nuk i intereson askujt, por ajo që ndodhi në përfundim të 90 minutave ishte fantastike: të dyja sfidat përfunduan në barazim 0-0 dhe u kalua te penalltitë.

Kur dy skuadrat kishin humbur nga një penallti, mesfushori venezuelan i Independientes, Bendrix Parra, pati idenë e guximshme që të provonte gjuajtjen e famshme Panenka për të shënuar. 

Ide e bukur, por vetëm nëse je Pirlo a Totti, sepse përndryshe përfundon si Parra, i cili bëri një figurë të shëmtuar dhe pas ndeshjes shokët e skuadrës deshën ta rrihnin, sepse penalltia e tij ishte qesharake, edhe pse Independiente nuk u eliminua vetëm për faj të tij, sepse humbi 3 penallti në total. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat