Rinovimi i Kean me Juventus-in, super shpërblim për Raiola-n

Futboll

Rinovimi i Kean me Juventus-in, super shpërblim për Raiola-n

Më: 19 prill 2019 Në ora: 09:14
Moise Kean

Juventus ka zbuluar në këtë fazë të fundit të sezonit talentin Moise Kean, i cili po kalon një moment të jashtëzakonshëm. 

Kontrata e lojtarit të datëlindjes 2000 skadon në qershorin e vitit 2021 dhe për këtë arsye klubi ka filluar punën për rinovimin. Sipas "La Stampa", drejtori sportiv i bardhezinjve, Fabio Paratici, do të takohet javën e ardhshme me Kean dhe menaxherin e tij, Mino Raiola. 

Juventus do t'i propozojë yllit të ri një rritje rroge nga 500 mijë në 3 milionë euro në sezon, ndërsa do t'i paguajë Raiola-s një komision me vlerë 3.5 milionë euro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat