Fitore spektakolare e Shqipërisë

Futboll

Fitore spektakolare e Shqipërisë

Më: 19 prill 2019 Në ora: 13:10
Fitore spektakolare e Shqipërisë

Shqipëria e 16-vjeçarëve e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri, ka fituar me rezultatin e thellë 3-0, ndaj Lituanisë në ndeshjen e fundit të “International U-16 Tournament” që po zhvillohet në Turqi.

Skuadra kuqezi ka zbritur në fushën e lojës me këtë formacion: Simoni; Zhuzhi; Pano; Zabeli; Kurbasha; Neziri; Kote; Stafa; Halili; Bajraktari; Çereni. 

Pjesa e parë u dominua e gjitha nga kuqezinjtë që sulmet e vazhdueshme i finalizuan në minutën e 26-të me Bajraktarin. Me rezultatin 1-0 u mbyll fraksioni i parë i ndeshjes. 

Pjesa e dytë filloi ashtu si u mbyll dhe e para, me skuadrën e Beqirit që ka sulmuar portën kundërshtare, duke gjetur menjëherë golin e dytë me anë të Adrian Nezirit, në minutën e 45-të. Në fundin e ndeshjes, kapiteni Çereni shënoi golin e tretë, në minutën e 77-të, duke shënuar dhe rezultatin final të ndeshjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat