Eredivisie anulon të gjitha ndeshjet e javës së ardhshme, në mënyrë që Ajax të pushojë për gjysmëfinale të Championsit - Bota Sot
Eredivisie anulon të gjitha ndeshjet e javës së ardhshme, në mënyrë që Ajax të pushojë për gjysmëfinale të Championsit

Futboll

Eredivisie anulon të gjitha ndeshjet e javës së ardhshme, në mënyrë që Ajax të pushojë për gjysmëfinale të Championsit

Më: 19 prill 2019 Në ora: 13:50
Ajax

Në Holandë po bëjnë gjithçka që t’ia mundësojnë Ajaxit për të qenë sa më të gatshëm për ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Ajaxi ka bërë mrekullinë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve duke eliminuar dy skuadra të mëdha si Real Madridi dhe Juventusi.

Tani gjiganti holandez do të ballafaqohet me Tottenahmin, ku kërkon të shkojë në finalen e madhe që këtë vit do të luhet në Madrid.

Për t’i pasur futbollistët më të pushuar, Eredivisie ka marrë vendim që java e 32-të kampionatit të shtyhet në tërësi, në mënyrë që lojtarët e Ajax të jenë në formë për t’u përballur me ekipin anglez.

Ndërkohë Premier Liga do të vijojë normalisht me ndeshjet e radhës dhe Tottenhami do të jetë mjaft i ngarkuar në këto javë, para sfidës së parë me Ajaxin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...