Objektivi numër një i Juventusit - Bota Sot
Objektivi numër një i Juventusit

Futboll

Objektivi numër një i Juventusit

Më: 19 prill 2019 Në ora: 14:14
Objektivi numër një i Juventusit

Raphael Varane është objektivi numër një i Juventusit për të forcuar mbrojtjen e tij, këtë verë. Kjo është bërë me dije nga disa media italiane, të cilat shpjegojnë se, pas dështimit me De Ligt, që duket se ka marrë rrugën drejt Barçës, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” do t’i përqendrojnë të gjitha përpjekjet te francezi i të bardhëve. 

Megjithatë, në Itali janë të bindur se operacioni “Varane” është shumë i komplikuar, për shkak se Real Madridi e ka bërë të qartë se do ta lejojë të largohet vetëm nëse dikush paguan 500 milionë euro të klauzolës përkatëse. Në “Santiago Bernabeu”, përfshirë edhe trajnerin Zidane, nuk e mendojnë largimin e Varane. Ky i fundit nuk ka thënë asgjë për të ardhmen e tij, por po mendohet nëse do të vazhdojë apo jo me Real Madridin. 

Francezja “L'Equipe”, kohët e fundit njoftoi se Varane po mendon për të ardhmen e tij. Ai duket të jetë në kërkim të një sfide të re, pavarësisht kthimit të bashkatdhetarit Zinedine Zidane si trajner në “Bernabeu”. Qendërmbrojtësi ka kontratë deri në vitin 2023, por është i interesuar t’i rritet paga. Këtë e justifikon me statusin që ka tashmë, si fitues i Kupës së Botës dhe i katër Champions-ve. 

Gjatë kohës së tij në “Santiago Bernabeu”, francezi ka fituar 15 trofe. Real Madridi ka nënshkruar me mbrojtësin Eder Militao nga Porto kohët e fundit. Braziliani është një lojtar, që mund të luajë si në qendër të mbrojtjes, ashtu edhe në të djathtë për klubin spanjoll, por nuk llogaritet si pauses i Varane për momentin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...