Presidenti i tregon derën mesfushorit shqiptar: Nuk e ka mendjen te futbolli

Futboll

Presidenti i tregon derën mesfushorit shqiptar: Nuk e ka mendjen te futbolli

Më: 19 prill 2019 Në ora: 14:16
Presidenti i tregon derën mesfushorit shqiptar: Nuk e ka mendjen te futbolli

U transferua me shumë bujë te Steaua e Bukureshtit, por gjërat nuk shkuan ashtu siç priteshin për mesfushorin e Kombëtares, Kamer Qaka. 24-vjeçari u rikthye te skuadra e Poli Iasit, teksa aventura e tij te gjigantët e Steauas zgjati vetëm 4 javë.

Së fundmi futbollisti shqiptar, i ka prishur marrëdhëniet edhe me presidentin aktual të Poli Iasit, Adrian Ambroze, ky i fundit në një deklaratë për mediat rumune u shpreh: “Kartonët e verdhë dhe të kuq nuk i japin përfitime ekipit. Qaka merr shumë kartonë dhe pastaj pezullohet për shkak të tyre. Unë e kuptoj kur t’i merr një karton pasi ka një situatë të rrezikshme në zonën tënde, por ai i merr më kot.

Ka bërë vetëm zbritje që kur ka ardhur. Nuk po stërvitet më si më parë dhe kjo reflektohet në ndeshjet zyrtare. Tani nuk e ka mendjen te futbolli, por te merkato. Do të largohet. Unë ia kam thënë Qakës, bashkë me trajnerin. Nëse do të jesh serioz dhe do e kesh mendjen këtu, do të luash. Në të kundërt, atëherë do të kalbesh në stol, nuk do të luash dhe asnjë ekip tjetër nuk të do. Është Qaka që vuan”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat