812 milionë euro nuk i mjaftuan Guardiolës ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve - Bota Sot
812 milionë euro nuk i mjaftuan Guardiolës ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve

Futboll

812 milionë euro nuk i mjaftuan Guardiolës ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve

Më: 19 prill 2019 Në ora: 14:25
Pep Guardiola

Edhe një sezon tjetër kaloi dhe Manchester City nuk e ka arritur finalen e Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Pep Guardiolës u mposht nga Tottenhami në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi goli i shënuar nga Raheem Sterlingu në minutat e fundit të ndeshjes u anulua për pozitë jashtë loje, shkruan Marca.

Përkundër faktit që Guardiola tha të martën se ai nuk ka ardhur në Manchester City për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve, është e qartë se ai nuk i ka arritur pritshmëritë që ishin krijuar për të në Evropë.

Që nga viti 2016, kur kaloi nga Bayern Munichu në Manchester City, Guardiola i ka shpenzuar 208 milionë euro gjatë afateve kalimtare dhe prapëseprapë skuadra e tij është eliminuar dy herë në fazën çerekfinale dhe një herë në fazën e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve.

Kjo shifër ngrihet në 812 milionë euro nëse merren parasysh edhe paratë që Guardiola i shpenzoi me Bayern Munichun, me të cilët nuk arriti ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve, gjithashtu.

Gjatë vitit të parë në Angli, trajneri katalonas i shpenzoi 213 milionë euro për John Stonesin, Ilkay Gundoganin dhe Gabriel Jesusin. Por, City u eliminua nga Monaco në fazën e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve.

Pastaj, Guardioka i shpenzoi 217.5 milionë euro të tjera për Bernardo Silvan, Edersonin, Kyle Ëalkerin, Benjamin Mendyn, Aymeric Laporten dhe Danilon para se Liverpooli t’i eliminonte në çerekfinale.

Shpenzimet ishim më të vogla gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar. Riyah Mahrez u transferua për 67 milionë euro ndërsa Manchester City i shpenzoi vetëm edhe dhjetë milionë euro të tjera. Por, rezultati ishte prapë i njëjtë: eliminim në çerekfinale.

Pronari Manchester Cityt, Mansour bin Zayed Al-Nahyan nuk e ka të qartë se çfarë duhet të bëjë për ta shpallur klubin e tij kampion të Evropës. Që kur e mori në dorë drejtimin e këtij klubi, në vitin 2008, ai i ka shpenzuar 1.66 miliardë euro.

Situata në stadiumin Etihad është e ngjashme me atë që Guardiola e përjetoi në Gjermani. Bayern Munichu i bleu lojtarët si Mario Gotze, Thiago Alcantara, Arturo Vidal, Medhi Benatia dhe Douglas Costa.

204.4 milionë eurot e shpenzuara nuk i mjaftuan klubit gjerman për ta shijuar suksesin në Ligën e Kampionëve, pas skuadra e Guardiolës ishte eliminuar tri herë në fazën gjysmëfinale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...