Batatina: Ta ruajmë qetësinë  

Futboll

Batatina: Ta ruajmë qetësinë  

Nga: Kemajl Goca Më: 19 prill 2019 Në ora: 14:40
Batatina: Ta ruajmë qetësinë  

Ka kohë që në futbollin e Kosovës nuk është zhvilluar luftë aq e ashpër për titullin e kampionit dhe në mes tri skuadrave, ku dallimi mes njëra – tjetrës është në dy pikë gjashtë javë para se të bie perdja e kampionatit. Pa dyshim se Llapi nga Podujeva ka shtuar presionin e madh në drejtim të liderit Feronikelit dhe Prishtinës.

E para, Llapi është në pozitën e tretë me 60 pikë, ngec dy me pak se Feronikeli dhe Prishtina! E dyta, llapjanët kanë një orar të volitshëm në javët e ardhshme dhe gjithsesi se janë kërcënim i madh qoftë për ‘Niklin’ qoftë për Prishtinën. E treta, Llapi e ka bërë edhe më drithërues kampionatin, sepse janë tri skuadra që tani luftojnë fyt për fyti se cila do të stoliset me titullin e kampionit.

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, shikon me shumë qetësi edhe orarin dhe bën matematikat e tij për të mbledhur sa më shumë pikë që është e mundshme, që t’i sjellin titullin e parë qytetit të Podujevës, që jeton me lojën e futbollit. Tahir, kur e morët sërish drejtimin e Llapit si trajner, a besoje se do të jesh aq afër me pikë, -2 nga Feronikeli dhe Prishtina? “Gjithmonë kam besuar dhe besoj në skuadrën time sepse i kam lojtarët më cilësor.

Image

Shumë kanë menduar se ne jemi dorëzuar por ne i kemi shikuar dhe do t’i shikojmë punët tona dhe do të fokusohemi vetëm te skuadra jonë, do të mundohemi të jemi sa më lart në tabelë, duke treguar se jemi skuadër e mirë por jemi të qetë, nuk kemi presion dhe do të mundohemi vetëm të shfaqim lojën e mirë.

Nuk jemi futur në kampionat me çdo kusht mu bë kampion por jemi fokusuar të bëjmë një skuadër solide dhe të mirë”, tha Batatina për gazetën kombëtare Bota sot”. Llapi ka një orar të volitshëm, pas ndeshjes me Drenicën luan dy sfida si vendase, ku presin Dritën, pastaj Trepçën '89 para se t'i shkojnë Prishtinës e ta presin Feronikelin.

Si e sheh këtë orar Batatina? “Shumë vështirë do të jetë por ne do të jemi të qetë dhe do ta marr çdo ndeshje me qetësi dhe me profesionalizëm duke respektuar çdo kundërshtar në fushën e lojës”, thotë kryetrajneri llapjan. Ai flet edhe për përparësinë e skuadrës së tij: “Te grupi i lojtarëve edhe te harmonia e mirë në skuadër, edhe te organizimi i mirë dhe ajo çka ne nuk aplikojmë presion si në humbje si në fitore jam gjithmonë me lojtaret në mbështetje të tyre”.

Çfarë i duhet tash Llapit dhe çka ju premton tifozëve 'Legjendave'? “Llapi të vazhdoj kështu, ta ruajmë qetësinë dhe ‘Legjendave’ ju premtoj angazhim supermaksimal për çdo ndeshje dhe rivalëve ju urojë suksese. Le të fitoj më i miri dhe të fitoj futbolli i Kosovës”, përfundoi Batatina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat