“Ajaksi fitoi nga 4 topa që humbën ne”, Alegri: Ronaldo e ardhmja e Juventusit

Futboll

“Ajaksi fitoi nga 4 topa që humbën ne”, Alegri: Ronaldo e ardhmja e Juventusit

Më: 19 prill 2019 Në ora: 14:57
Allegri

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri ka dalë përpara mediave në kuadër të takimit me Fiorentinën. Sigurisht, nuk mund të lihej pa prekur edhe çështja e eleminimit nga Liga e Kampionëve.

“Luajtëm mirë në Amsterdam, Ajaksi fitoi nga 4 topa që ne i humbëm. Luajtëm më mirë se një javë më parë. Nuk ishte ndonjë Ajaks i jashtëzakonshme, më mirë kanë luajtur në Holandë”, komentoi fillimisht Alegri.

“Elemini nga Liga e Kampionëve duhet të pranohet, ne duhet të ecim përpara. Alibitë njanë gjëra që nuk na sjellin fitore. Na duhet ende një pikë në kampionat, përserisa  nuk e kemi duhet të jemi të kujdseshëm.”

Ronaldo

“Ka bërë sezon të madh. Do të luajë titullar nesër. Ronaldo është e ardhmja e Juventusit, është lojtar që do të bëjë sërish sezon të madh vitin tjetër. E shoh të qetë, normalisht i zhgënjyer si të gjithë ne për shkak të eliminimit nga Champiosi , sepse donim ta fitonim”

E ardhmja

“Kam një kontratë edhe 1 vit tjetër dhe do ta respektoj deri në fund. Do të takohem me Anjelin. “

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat