Sherri me motrën - Bota Sot
Sherri me motrën

Futboll

Sherri me motrën

Më: 19 prill 2019 Në ora: 16:19
Sherri me motrën

Vanda Nara ka zbuluar të ardhmen e bashkëshortit të saj dhe njëherësh klientit, Mauro Ikardit. E ftuar në emisionin “Verissimos”, në “Canale 5”, argjentinasja ka folur gjatë dhe ka zbuluar të tjera prapaskena që po ndodhin në familjen e Ikardit. Madje ajo ka derdhur dhe lot kur ka folur për motrën e burrit të saj, Ivana Ikardin.

E ardhmja e Ikardit? “Mauro është më i qetë tani dhe i përqafon të gjithë, sepse ka pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të mirë me të gjithë. Do të jemi këtu dhe vitin e ardhshëm”.

Çështja Ivana? “Nuk jam një shtrigë. Ne e kemi ndihmuar gjithmonë familjen. Ivana ka ardhur para disa muajsh në shtëpinë tonë dhe ne i hapëm dyert asaj me të dashurin e saj, i cili është futbollist. Ajo nuk është e sinqertë. Kur ajo ishte në universitet, Mauro i ka blerë asaj një makinë për ta ndihmuar dhe ajo flet keq për vëllain. E di shumë mirë ajo se si duhet të fitojë çmimin e “Grande Fratellos”. Nuk mund të ndërtosh një karrierë duke sharë vëllain. Kur yt vëlla ndihet keq duhet që ta ndihmosh dhe jo ta shkelësh me këmbë. Jeta nuk mbaron në një emision televiziv. Nëse donte të takonte Mauron të shkonte poshtë shtëpisë jo te “Grande Fratello”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...