De Ligt-Suarez, dikur i kërkonte fotografi, tani mund të takohen në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve

Futboll

De Ligt-Suarez, dikur i kërkonte fotografi, tani mund të takohen në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve

Më: 19 prill 2019 Në ora: 16:59
Luis Suarez

Skuadra e Ajax Amsterdam është shumë afër që të bëjë befasinë më të këndshme në vitet e fundit të futbollit.

Holandezët kanë prekur fazën gjysmëfinale, duke eliminuar dy prej skuadrave më të suksesshme viteve të fundit, Juventus dhe Real Madrid.

Me një moshë mesatare shumë të re, dhe me kapitenin 19 vjeçar, Matthijs De Ligt, e gjithë bota po e pëlqen futbollin e Ajaxit.

Në rast se Barcelona dhe Ajax Amsterdam kualifikohen në finale, De Ligt mund të përballet me Luis Suarez.

E përditshmja spanjolle ‘Sport’ ka kujtuar kohën e kaluar duke publikuar një foto ku shihet De Ligt si fëmijë duke u fotografuar me ‘idhullin’ e tij asokohe, Luis Suarez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat