A e përkrah Guardiola akoma VAR-in? Përgjigjet trajneri i Man City

Futboll

A e përkrah Guardiola akoma VAR-in? Përgjigjet trajneri i Man City

Më: 19 prill 2019 Në ora: 19:43
Pep Guardiola

Skuadra e Manchester City është eliminuar në formën më të keqe nga garat e Ligës së Kampionëve.

Në fazën çerekfinale, ‘Citizens’ kishin përballë skuadrën e Tottenham.

Duelet mes dy skuadrave kanë dhënë spektakël të madh, dhe gjysmëfinalisti u vendos vetëm fal teknologjisë VAR.

Ishte minuta e 93’ kur Raheem Sterling shënoi golin e kualifikimit për Manchester City, por vetëm një minutë më vonë VAR intervenoi për të anuluar golin.

Një prej trajnerëve që ka përkrahur më së shumti inkuadrimin e VAR në futboll është pikërisht Pep Guardiola, i cili udhëheq kampionët e Anglisë.

Por, edhe pas ndodhive të fundit, spanjolli nuk ka ndryshuar mendimin e tij mbi teknologjinë në futboll, por përkundrazi ai pret që edhe trajnerët tjerë ta përkrahin.

“Ajo që ndodhi dhemb, ishte e vështirë. Gjyqtarët janë njerëz dhe mund të gabojnë sikur të gjithë ne” ka thënë Guardiola.

“VAR u shfaq për të ndihmuar të shmangen gabimet. Gjyqtarët mund të marrin kohë, sekonda, minuta dhe të shohin pamjet nga kënde të ndryshme. Nëse ne gabojmë me VAR, atëherë nuk do të pajtohesha. Duhet të marrim kohën e duhur, një minutë, dy, apo pesë, deri në vendimin e duhur” ka thënë tutje trajneri i Man City.

“Nëse goli i Raheem në minutën e fundit, i cili ishte pozitë jashtë loje, do të pranohej si gol dhe Tottenham do të përjashtohej nga një pozitë jashtë loje, nuk do të ishte e drejtë. Është e vështirë për ta dhe mua nuk më pëlqen ajo” ka shtuar tutje Guardiola.

Tutje trajneri i Manchester City ka kujtuar edhe kualifikimin e skuadrës së tij në gjysmëfinale, kur kishin mposhtur Swansean nga një gol që erdhi prej pozitës jashtë loje, duke thënë se situatat me VAR janë më të drejta.

Ai ka bërë thirrje që të gjithë trajnerët të pajtohen për inkuadrimin e teknologjisë në futboll, në mënyrë që më meritorët të kualifikohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat