“Juventus, skuadër m…”, mbrojtësi bardhezi i bën “like” komentit në “Instagram” - Bota Sot
“Juventus, skuadër m…”, mbrojtësi bardhezi i bën “like” komentit në “Instagram”

Futboll

“Juventus, skuadër m…”, mbrojtësi bardhezi i bën “like” komentit në “Instagram”

Më: 19 prill 2019 Në ora: 20:41
Futbollistet e Juventus

Zhoao Kanselo papritur ka përfunduar në shënjestër të medias italiane edhe pse dje ka ardhur vetë reagimi i futbollistit se gjithçka ka qenë një lajm i rremë.

Gjithsesi, ngjarja për të cilën po akuzohet mbrojtësi portugez i Juventusit është se në të gdhirë të postndeshjes me Ajaksin, në një status të tifozëve të ndryshëm bardhezinj, në të cilën nënvizohej “Juve, skuadër m… Si ka mundësi që trajneri dhe disa lojtarë me përjashtim të Ronaldos të jenë kaq idiotë”, duket se Kanselo i ka dhënë “like” duke tërbuar jo pak tifozë bardhezinj që e mendonin ndryshe.

Por, duke qenë se media nuk ka ngurruar të raportojë këtë lajm, vetë lojtari ka reaguar në adresat e tij: “Është një lajm i rremë. Ai ‘like’ nuk ka ardhur nga adresa ime”.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...