Ja si e komenton trajneri i Ajax skuadrën e Tottenham

Futboll

Ja si e komenton trajneri i Ajax skuadrën e Tottenham

Më: 19 prill 2019 Në ora: 21:49
Erik Ten Hag

Erik Ten Hag do të duhet ta përgatisë skuadrën e tij për testin e radhës në Ligën e Kampionëve, kundër Tottenham Hotspur.

Para kësaj ndeshje, trajneri holandez ka thënë se skuadra e tij përsëri do të konsiderohet si jo favorite kundër skuadrës nga Londra.

Gjatë rrugëtimit të saj drejt gjysmëfinales, skuadra e Ajax eliminoi skuadrat si Real Madrid dhe Juventus, por përsëri Ten Hag nuk e sheh vetën si favorit.

Në anën tjetër Tottenham eliminoi një nga skuadrat më atraktive në Evropë, Manchester City, dhe për punën e tyre, trajneri holandez ka vetëm lëvdata.

“Para së gjithash, të jesh në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, është arritje e madhe. E di se do të kesh përballë kundërshtar të mrekullueshëm. Spurs janë edhe një tjetër sfidë fantastike për ne” ka thënë Ten Hag.

“Nëse shikoni Ajaxin, apo ndonjë tjetër skuadër holandeze, do të shihni se në aspektin financiar, ne gjithmonë jemi jo favoritët. Por, ndonjëherë jo favoritët fitojnë” ka thënë tutje trajneri.

“Ne nuk konsideroheshim favorit ndaj Real Madrid dhe Juventus. Por, ne kishim vetëbesimin dhe rezultatet erdhën. Kështu që, nëse luajmë mirë, mund të mposhtim të gjitha skuadrat” ka thënë ndër të tjerash Ten Hag.

Ten Hag është vetëm 49 vjeçar dhe po bën punë të madhe me një grup të rinjsh. Liga holandeze i ka dalë në ndihmë trajnerit, duke e shtyrë komplet xhiron para duelit me Tottenham.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat