Pogba dhe De Gea mund të largohen, nuk pajtohen me rregullat e skuadrës

Futboll

Pogba dhe De Gea mund të largohen, nuk pajtohen me rregullat e skuadrës

Më: 19 prill 2019 Në ora: 23:45
Pogba dhe De Gea

Kanë filluar të ringjallen problemet në skuadrën e Manchester United.

‘Djajtë e kuq’ patën një krizë brenda kampit të tyre gjatë kohës sa skuadra udhëhiqej nga Jose Mourinho, por me ardhjen e Ole Gunnar Solskjaer, ato probleme sikur u zhdukën.

Pas disa humbjeve të pësuara në xhirot e fundit, United rrezikon të mbetet jashtë garave të Ligës së Kampionëve.

Kjo gjë, sipas rregullave të skuadrës, nënkupton se lojtarët do të kenë një zbritje prej 25% në pagat e tyre.

Paul Pogba dhe David de Gea, nuk kanë ndërmend të pajtohen me këtë dhe duan garancion se do të marrin pagën e plotë, raporton ‘The Times’.

Nëse një kërkesë e tillë nuk aprovohet nga bordi drejtues, Man United rrezikon të humb dy lojtarët më të mirë të skuadrës.

Mesfushori francez është lidhur ngushtë me disa zëra që e transferojnë atë në ‘Santiago Bernabeu’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat