Prishen raportet në Man United, Pogba dhe De Gea mund të largohen - Bota Sot
Prishen raportet në Man United, Pogba dhe De Gea mund të largohen

Futboll

Prishen raportet në Man United, Pogba dhe De Gea mund të largohen

Më: 19 prill 2019 Në ora: 23:57
Man United

Kanë filluar të ringjallen problemet në skuadrën e Manchester United.

‘Djajtë e kuq’ patën një krizë brenda kampit të tyre gjatë kohës sa skuadra udhëhiqej nga Jose Mourinho, por me ardhjen e Ole Gunnar Solskjaer, ato probleme sikur u zhdukën.

Pas disa humbjeve të pësuara në xhirot e fundit, United rrezikon të mbetet jashtë garave të Ligës së Kampionëve.

Kjo gjë, sipas rregullave të skuadrës, nënkupton se lojtarët do të kenë një zbritje prej 25% në pagat e tyre.

Paul Pogba dhe David de Gea, nuk kanë ndërmend të pajtohen me këtë dhe duan garancion se do të marrin pagën e plotë, raporton ‘The Times’.

Nëse një kërkesë e tillë nuk aprovohet nga bordi drejtues, Man United rrezikon të humb dy lojtarët më të mirë të skuadrës.

Mesfushori francez është lidhur ngushtë me disa zëra që e transferojnë atë në ‘Santiago Bernabeu’.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...